PD: Kryetari i KLP-së është një investim politik i Ramës, ka nisur...

PD: Kryetari i KLP-së është një investim politik i Ramës, ka nisur kapja e drejtësisë

266
0
Shares

Këtë të mërkurë Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi për kryetar të saj Gent Ibrahimin, një emër që sipas PD-së është shenjë e qartë e kapjes së sistemit të drejtësisë nga qeveria e Ramës.

Përmes një deklarate për median, PD thotë se emërimi i Ibrahimit është një investim politik i Edi Ramës për të kontrolluar institucionet e reja të drejtësisë që pritet të krijohen pas ngritjes së KLP-së e KLGJ-së.

DEKLARATA E PLOTË

Emërimi i Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prova e kapjes politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë. Eksperti i qeverisë për reformën në drejtësi dhe kunati i ish ministres Kodheli nuk duhet ta kishte fare vendin në KLP. Por Genti Ibrahimi është aty si investimi politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë.

PD ka denoncuar kohë më parë projektin e Edi Ramës për të emëruar kryetarët e dy organeve që qeverisin drejtësinë. Emërimi i sotëm provoi se shqetësimi i Partisë Demokratike ishte i drejtë. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY