‘Je mashtrues’, Rama i kthehet studentit: Më dukesh si ai miu tap…...

‘Je mashtrues’, Rama i kthehet studentit: Më dukesh si ai miu tap… je i dehur nga protesta…

91
0
Shares

Një tjetër student ka replikuar me kryeministrin Edi Rama duke i thënë sy për sy se ai po kërkon të shuajë protestën.

Gjatë bisedës në Universitetin e Vlorës, studenti i cili mori fjalën, deklaroi para kryeministrit se ai po kërkon dialog për të shuar protestën.

”Ju thoni hajdeni flasim për 8 pikat, të shuani protestën dhe pastaj shohim e bëjmë si mund ti zgjidhim. Unë nuk mund ta pranoj dot këtë gjë që bëni ju. E para sepse është kauza jonë, e dyta se kemi te drejtë. Ju jeni mashtrues. Kjo është shfaqje e ndyrë. Nuk jemi dele, jemi studentë’ ,u shpreh studenti.

Nga ana tjetër, studenti theksoi se Kryeministri e ka kthyer në zakon dialogun për të fituar kohë dhe për të mbyllur debatet.

Ndërsa kryeministri ka vijuar të kthejë përgjigje duke e sulmuar me faktin se e mësojnë të tjerët të flasë ashtu. Sipas tij, sjellja e tij është rrugaçëri.

Kryeministri duke folur për diktaturën, i drejtohet studentit me fjalë fyese si: me dukesh si miu tap, që nuk e gjen dot ku është macoku mo ta shqyej, pse s’me del perpara…

Je i dehur nga protesta apo se nuk shkon në mësim, kjo është puna jote..

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1848676375258673/?notif_id=1545214102264293&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY