FOTO/ Policia italiane arreston çiftin shqiptar, habitet kur gjen vendin se ku...

FOTO/ Policia italiane arreston çiftin shqiptar, habitet kur gjen vendin se ku e fshihnin drogën

212
0
Shares

Policia italiane në Mascalucia ka gjetur pas një kontrolli të imtësishëm, një sasi droge që një çift shqiptaro-italian fshihte në shtëpi.

Policia raporton se në pranga ka rënë 35-vjeçari Ervis Mankollari si dhe bashkëjetuesja e tij, një 30 vjeçare me origjinë nga Catania, e quajtur Maria.

Autoritetet janë habitur kur e kanë gjetur drogën e fshehur nga çifti i trafikantëve në qeset e plehrave, mes mbeturinave. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, u zbulua rreth 1 kg marihuanë, rreth 10 gram kokainë e ndarë në doza, nga të cilat 7 u zbuluan në çantën e gruas.

Shqiptari shkoi në burg ndërsa gruaja e tij do të qëndrojë në shtëpi nën arrest shtëpiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY