DENONCIMI/Punonjësi i policisë: S’kemi marrë paratë e ushqimit që nga 1 marsi,...

DENONCIMI/Punonjësi i policisë: S’kemi marrë paratë e ushqimit që nga 1 marsi, na takojnë me VKM

94
0
Shares

Ish-kryeministri ka publikuar një mesazh të një punonjësi policie i cili i shkruan për një problem në punën e tij.

Sipas mesazhi të tij, dhe pse në festat e fundvitit, nuk ka marrë që nga 1 marsi paratë e ushqimit, të cilat sipas tij i takojnë me VKM, ashtu si edhe paratë e veshjeve.

DENONCIMI I PLOTË

Mesazh trondites i policit dixhital!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje!
Un qe po ju shkruaj jam punonjes policie. Eshte muaji Dhjetor, eshte muaji i festave, ku te gjithe gezojne me njerzit me te dashur, familjaret etj. Por si mund te festojme kur sot eshte data 18.12.2018 dhe me del para djali im, ku me pyet cfare dhurate do me blesh per vitin e ri. Nje pyetje qe un nuk ju pergjigja, por ndryshimi i fytyres se drites se syve te mi me vrau. Leket e ushqimit te miratuara me VKM qe nga 1 marsi nuk i kemi marre, leket e rrobave qe na takojne, nuk i kemi marre, shperblim jo. Me cfare mund ta gezoje un ate femije??? Me rrogen qe morem ne dt.04.12.2018, dhe qe rroga e inspektorit dihet se sa eshte, uje drita…cfare ngelet? Cfare mund te shtroj un ne tavolin per festat e fundit??? Kemi kaq dite qe jemi sherbim 12 orarsh. Financa na thot presim urdher. Cfare urdheri presin nderkoh fondi eshte miratuar. Ai ministri qe del per problemet e policise, pse nuk pyet ku jan shperblimet e ketyre punonjesve qe punojne orar pa orar, por del e flet do bejme ate do bejme kete. Jo mor zoteri duam ate qe na takon, duam leket tona. Duam te festojme dhe ne, me tryezen perfaresisht si tryeza juaj, sepse me ju nuk krahasohemi dot. Ju lutem anonim pasi dihet si funksionojne gjerat ketu, nje llaf goje direkte heqja e bukes se gojes, ose transferim me nai rreth shume te larget. Respekte per ju

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY