U arrestua për vrasjen e studentes, 19 vjeçari shqiptar flet për mediat...

U arrestua për vrasjen e studentes, 19 vjeçari shqiptar flet për mediat greke

182
0
Shares

Me fjalë të pakta, 19 vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e studentet greke Helena Topaloudi në Rothos, mohoi që të jetë ai autor i vrasjes.

Ai foli për programin me “Me ju” në tv “Skai”, duke theksuar se është i pafajshëm.

“Unë nuk dua të përmend asgjë tjetër në lidhje me momentin. Unë jam i pafajshëm, kjo është ajo që dua të them“, tha i pandehuri.

Shqiptari 19 vjeçar insiston se nuk është përgjegjës për vdekjen e vajzës fatkeqe, duke thënë se autori është 21 vjeçari greke, i arrestuar gjithashtu.

Vrasja shkaktoi tronditje të gjerë në opinionin grek dhe më gjerë. Vajza u godit fillimisht me një hekur në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me djemtë, ndërsa më pas u hodh në det edhe pse ishte ende e gjallë.

Ngjarja ndodhi në 28 nëntor, kur policia në ishullin Rodos zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY