Reshje dëbore në disa zona, problemet e para në qarkullim

Reshje dëbore në disa zona, problemet e para në qarkullim

74
0
Shares

Temperaturat e ulëta kanë favorizuar një mot të ftohtë dhe mund të themi që dimri ka ardhur përfundimisht.

Mësohet se në disa zona kryesore kanë reshje të dendura bore duke bllokuar dhe akset rrugore. Kryesisht në qarkun e Korçës janë shfaqur probleme, ndërkohë që gjithë zona në Kukës është mbuluar nga dëbora që prej pasdites së djeshme.

Në disa prej njësive administrative, trashësia e borës arrin deri në 50 centimetra, në Lurë dhe Kalanë e Dodës. Të njëjtën trashësi ka arritur bora dhe në Trebisht dhe Ostren të Bulqizës.

Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërkohë që akset e tjera janë të kalueshme.

Strukturat e emergjencave civile pranë Administratës së Prefektit, si dhe pranë bashkive kërkuan dje që të rrisin angazhimin e tyre maksimal, për zbatimin e detyrave, me qëllim që të shmangen pasojat negative të padëshiruara për komunitetin dhe mjedisin, si pasojë e kushteve atmosferike të vështira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY