Manchester United merr vendimin: Shkarkon Jose Mourinhon nga posti i trajnerit

Manchester United merr vendimin: Shkarkon Jose Mourinhon nga posti i trajnerit

55
0
Shares

Jose Mourinho është shkarkuar nga Manchester United.

Sky Sports News shkruan se asistenti i tij Michael Carrick do të emërohet menaxher i përkohshëm deri në fund të sezonit.

E ardhmja e Mourinhos ka qenë në diskutim këtë sezon, pas humbjeve dhe performancës së dobët të ekipit. Kujtojmë që goditjen e fundit ia dha humbja me Liverpool të dielën.

Ky është rasti i parë i shkarkimit të një trajneri brenda sezonit.

Portugezi 55-vjeçar këmbëngulte në Anfield se ai nuk e kishte humbur akoma skuadrën, pasi ekipi ishte e gjashti në tabelën e Premier Ligës dhe 11 pikë jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve.

Por Manchester United njoftoi të martën se “trajneri Jose Mourinho është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm”.

Në njoftim thuhet:  “Klubi dëshiron të falënderojë Jose për punën e tij gjatë kohës  në Manchester United dhe  i dëshiron atij sukses në të ardhmen.

“Një menaxher i ri kujdestar do të emërohet deri në fund të sezonit aktual, ndërsa klubi po kryen një proces të plotë të rekrutimit për një menaxher të ri, me kohë të plotë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY