Kryeministri flet për protestat e ‘jelekverdhëve’: Bëmë gabim, nuk dëgjuam popullin francez

Kryeministri flet për protestat e ‘jelekverdhëve’: Bëmë gabim, nuk dëgjuam popullin francez

82
0
Shares

Protestat e tyre u kthyen në frymëzim dhe shembull për të gjithë botën. ‘Jelek verdhët’ shkundën gjithë Francën me thirrjet e tyre kundër rritjes së taksës së karburantit.

Prej një muaji ata vërshuan rrugëve duke mos u ndalur deri në tërheqjen e këtij vendimi. Në fakt, e drejta e tyre triumfoi, pasi qeveria u tërhoq dhe pezulloi rritjen.

“Ne nuk i kemi dëgjuar njerëzit”, kështu është shprehur kryeministri francez Edouard Philippe. Ai ka pranuar për gazetën “Les Echoes”, se qeveria ka bërë gabime gjatë trajtimit të protestës së “Jelekëve të Verdhë” që ka kapluar vendin në pesë javët e fundit.

“Ne bëmë gabime. Ne nuk e dëgjuam mjaft popullin francez. Jam i bindur se ata duan që ky vend të transformohet”, tha kryeministri.

Qeveria u tërhoq nga kjo taksë, mirëpo tani qytetarët kërkojnë të ulet akoma më shumë çmimi i karburantit, që është rritur gjatë këtij viti.

Në të gjithë qytetin, zyrat e degëve të bankave, dyqanet e lodrave, okulistët dhe shitoret e tjera të shitjes me pakicë u dëmtuan nga protestuesit dhe kudo lexoheshin shkrime anti-Macron.

Macron, i zgjedhur në maj 2017, po përballet me kritika pasi gjithmonë ka refuzuar të dalë të flasë në publik pas kësaj situate.

Protesta ka sjellë një goditje të rëndë në shitjen me pakicë, në industrinë turistike dhe sektorin e prodhimit, pasi blloqet rrugore me njerëz pengojnë zinxhirët e furnizimit./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY