Kërcënohet me jetë drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi

Kërcënohet me jetë drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi

459
0
Shares

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ka marrë mesazhe këcënuese për jetën.

Lajmi është bërë i ditur në vetë portalin online të emisionit. Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pas kësaj afere.

Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente.

Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve, emisioni “Të Paekspozuarit”, shkruan se  do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin e vet në interes të publikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY