Rama takim me pedagogë, cili është “plani” i kryeministrit!?

Rama takim me pedagogë, cili është “plani” i kryeministrit!?

129
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pedagogët e Fakultetit të Gjeologji Minierave në kryeqytet. Mësohet se takimi ka disa minuta që ka nisur dhe zhvillohet pa praninë e mediave.o.

Takimi zhvillohet me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, të cilën e kishte paralajmëruar pak ditë më parë gjatë takimit që pati me rektorë dhe dekanë nga universitete publike të vendit.

Në takimin që pati me rektorë dhe pedagogë në datën 14 të këtij muaji, kryeministri nuk kurseu kritikat ndaj tyre teksa u shpreh se duhet të shihet autonomia e Universiteteve.

Takimi i sotëm vjen në një kohë kur studentë nga të gjitha Universitetet publike protestojnë prej 13 ditësh për kushte më të mira si dhe ulje të tarifave të studimit. Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, por kryeministri Edi Rama kërkon dialog.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY