Taksa kundër Serbisë, BE ofron marrëveshje, Haradinaj ka gati përgjigjen për Mogherinin

Taksa kundër Serbisë, BE ofron marrëveshje, Haradinaj ka gati përgjigjen për Mogherinin

111
0
Shares

BE i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ku i kërkohet që  deri të hënën të kenë anuluar tarifën ndaj Serbisë, duke i ofruar një marrëveshje në këmbim.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ofrojnë opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

Express shkruan se mes tjerash që emërimi “UNMIK” në CEFTA do të zëvendësohet me “Kosova*”. Por kërkojnë që, si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Koha.net shkruan se re këta pjesëtarë të Komisionit Evropian letrën Kryeministrit të Kosovës e kanë shkruar edhe duke adresuar disa shqetësime që Haradinaj ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa.

Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën e rasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që, sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt të aranzhimeve të CEFTA-s dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimet ekonomike dhe për qytetarët”, thuhet në letër.

Por kryeministri Haradinaj dhe pse do të japë përgjigjen zyrtare ditën e nesërme, ka reaguar menjëherë duke mos pranuar ofertën e BE dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga qëndrimi i deritanishëm.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY