VIDEO/ Shaqiri hero në derbin anglez, shënon dy gola në 10 minuta...

VIDEO/ Shaqiri hero në derbin anglez, shënon dy gola në 10 minuta lojë

192
0
Shares

iverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Jurgen Klopp shënoi golin e parë në minutën e 24’ me anë të Sadio Manes, kurse Jesse Lingard e barazoi rezultatin në minutën e 33’ pas një gabimi të portierit Alisson Becker.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në ndeshje në minutën e 70’ dhe shënoi golin për 2-1 në minutën e 73’, dhe pastaj shtatë minuta shënoi golin e dytë personal për 3-1.

Me këtë fitore Liverpooli ka marrë kreun e Premierligës me 45 pikë, një më shumë se Manchester City, dhe vazhdon me ecurinë e shkëlqyer pa humbje pas 17 ndeshjeve.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli luan në udhëtim te Wolves, ndërsa skuadra e Jose Mourinhos luan po ashtu si mysafir ndaj Cardiff City.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY