Mbante me vete libra për ‘Vorio Epirin’, ndalohet në Kakavijë Panajot Barka

Mbante me vete libra për ‘Vorio Epirin’, ndalohet në Kakavijë Panajot Barka

231
0
Shares

Panajot Barka, Shef i departamentit të gjuhes greke në Universitetin e Gjirokastrës, është ndaluar nga policia në pikën e  kalimit kufitar të Kakavijës, teksa po vinte nga Greqia.

Sipas FaxWeb.al, ai është ndaluar pasi  mbante me vete rreth 100 libra nga të cilat rreth 20 prej tyre ishin me përmbajtje historike për “vorio epirin”. Mësohet se librat do të futeshin në Universitetin e Gjirokastrës.

Deri më tani, bëhet me dije se  librat janë sekuestruar  dhe materialet në ngarkim të Barkës do i kalojnë prokurorisë.

Ajo që vlen për tu përmendur është fakti që policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, duke mos e raportuar as ndalimin e përkohshëm të Barkës dhe as sekuestrimin e librave.

Barka është përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, dhe shpeshherë është akuzuar si antishqiptar.

Së fundi ai ishte pjesë dhe e zhvillimeve në Bularat, ku u shpreh se koret e nacionalistëve grekë në funeralin e Katsifas shpeshherë adresuan thirrje antishqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY