Kokainë dhe vjedhje, goditet banda shqiptare në Itali, tentuan t’i venë flakën...

Kokainë dhe vjedhje, goditet banda shqiptare në Itali, tentuan t’i venë flakën lokalit

91
0
Shares

Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë pasi policia i kapi në flagrancë duke tentuar të djegin një klub nate për arsye xhelozie.

Më vonë, policia zbuloi që ata kishin dhe dyqan kokaine, kryenin vjedhje dhe kishin precedentë penale të mëparshëm.

Në pranga përfunduan dy shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, banues në Tavullia dhe Misano të Italisë. Në kërkim janë edhe dy anëtarë të tjerë të bandës, burrë dhe grua, 31 dhe 28 vjeç, me banim në Gradara. Për ta, hetuesit besojnë se janë larguar nga vendi, ndoshta për në Shqipëri për të shpenzuar paratë e përfituara në mënyrë të jashtëligjshme.

HETIMET 

Hetimet e policisë startuan marsin e vitit të kaluar, kur më i vjetri i grupit, 31 vjeçari u mbajt nën vëzhgim për disa javë. Ndaj gruas së tij, ndërkohë ishte lëshuar një urdhër dëbimi.

Aata furnizon me kokainë një klientelë të madhe, midis Riminit, Riccione dhe Misano. Shitjet e drogës pothuajse gjithmonë ndodhën jashtë, por takimet me blerësit u realizuan në restorante dhe në klube nate.

Gjithashtu ata kryenin dhe vjedhje.Dy prej tyre, njëra kundër një supermarketi në Misano dhe një tjetër në një restorant në Riccione.Një vjedhje në tentativë ndodhi në klubin e natës “Kristal”, në Riccione. I njëjti klub, ka qenë objekt i grupit për zjarrëvënie.

Gjatë përgjimit, policia e Riccione ka zbuluar se natën e 11 majit, disa anëtarë të bandës kishin hyrë me forcë brenda klubit dhe kishin hedhur benzinë.

Shkaku ishte xhelozia e 23 vjeçarit shqiptar për partneren e tij marokene që punonte si balerinë aty. Ai nuk e pranoi dot faktin që partnerja të punonte si striptiste, prandaj kërcënoi drejtuesin e klubit të natës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY