Vrasja e studentes greke, zbulohet ADN e shqiptarit tek shufra e hekurit

Mediat greke shkruajnë detaje të reja lidhur me vrasjen e studentes greke nga një shqiptar dhe një grek,ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Greqi.

Në shufrën e hekurit me të cilën u godit viktima është gjendur ADN e 19-vjeçarit shqiptar Aleksandër Luka. Kështu shtohet dhe një provë që rëndon mbi të dhe rrit dyshimet se e ka vrarë vajzën.

Luka ndodhet në burg ndërkohë që episode të pakëndshme kanë ndodhur me të.

Shqiptari u dhunua në qelinë e paraburgimit Avlona pasditen e së hënës. Të burgosurit që e godisnin, kishin filmuar me celularë disa çaste nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Ata i bërtisnin përse vrau studenten 21-vjeçare, ndërsa Aleksandë Luca u përgjigjej duke u thënë se e bëri shoku i tij grek.

20-vjeçari u dërgua në spital dhe më pas në një burg tjetër, që është mbajtur sekret për shkak të sigurisë së tij. Në dëshminë e tij ai tha se kishte dëgjuar të burgosurit teksa thonin që t’i hiqnin rrobat.

Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”, deklaroi ai ditën e djeshme.  Mirëpo, spitali thotë se nuk ka shenja të përdhunimit ndaj 20-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje