FOTO/Lleshaj përgënjeshtroi lajmin, gazetarja nxjerr mesazhet: S’mund të lejoj të hedhësh poshtë...

FOTO/Lleshaj përgënjeshtroi lajmin, gazetarja nxjerr mesazhet: S’mund të lejoj të hedhësh poshtë punën time

964
0
Shares

Gazetarja Dorjana Bezat është ndalur tek deklarata e sotme e ministrit Lleshaj, i cili nga foltorja e Kuvendit, hodhi poshtë informacionet dhe lajmet se nga ana e policisë ka patur procedime penale për protestuesit.

Ministri Sandër Lleshaj përgënjeshtroi lajmin se 25 protestues janë proceduar nga policia, midis tyre edhe profesor Edmond Tupja dhe artisti Robert Aliaj.

Por gazetarja ka nxjerrë të gjitha mesazhet që kanë ardhur nga  Ministria e Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, që konfirmojnë se informacioni i djeshëm ishte plotësisht i vërtetë, ndryshe nga sa pretendon ministri Lleshaj.

Bezat thotë se nuk mund të lejojë ministrin Sandër Lleshaj që të hedhë poshtë punën e saj si gazetare.

Reagimi i plotë i Dorjana Bezat:

Dje zyrtarisht Policia e shtet nëpërmjet një njoftimi për shtyp, vertetoi ate qe News 24 e tha qe ne edicionin e mengjesit se per protesten e studenteve ishin proceduar 25 persona. (Lajm per te cilen disponon komunikaten e policise me identitetet e te proceduarve dhe nenet e kodit penal qe rendojne per secilin). Sipas reagimit te policise procedimet kishin filluar ne baze te ligjit. Sot ne kuvend del ministri i brendshem Sander Lleshaj dhe thote ky lajm eshte i pavertete. 2 mundesi ka: ose juve Z. Minister nuk iu raportojne te verteten ose po kerkoni te zhbeni nje gabim qe policia ka bere ndaj studenteve.

E nese eshte kjo e dyta do te me vinte keq dyfish pasi per te mbuluar nje gabim beni nje tjeter kete here ndaj nesh, ndaj gazetareve.

Kam dite qe ndjek protesten nga mengjesi ne darke. Kam vite qe ndjek punen e policise dhe s’mund te te lejoj qe nga foltorja ta hedhesh poshte punen time. Me gjithe respektin….

Me poshte po publikoj komunikaten per te vertetuar lajmin e dhene nga une mengjesin e djeshem. Lexojeni dhe ju Z. Minister.

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit :

  • Edmond Tupe, i datëlindjes 09.03.1947, banues në Tiranë, profesor i gjuhëve të huaja Frenge, Organizator.
  • Estela Nazarko, e datlindjes 15.12.1994, banuese në Tiranë, studente, Organizator.
  • Xhuljano Bregasi, i datëlindjes 06.07.1991, banues në Tiranë, student, Organizator.
  • Henri Fero, i datëlindjes 18.09.1995, banues në Tiranë, student, Organizator.
  • Andrea Gjini, i datëlindjes 15.02.1998, banues në Tiranë student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”.
  • Kristina Tonaj, e datëlindjes 10.10.1997, banuese në Shkodër, studente aktiviste i formacionit politik F.R.D. Organizator.
  • Gentian Doci, i datëlindjes 26.08.1984, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I, Organizator. Proceduar ne date 25.05.2015 per Njoftim te rreme.
  • Migen Qiraxhi, i datëlindjes 24.02.1987, banues në Tiranë, student Organizator.
  • Agron Behra Pepaj, i datëlindjes 16.07.1998, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
  • Nebih Bushaj, i datëlindjes 10.05.1994, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
  • Mirela Ruko, e datëlindjes 02.10.1993, Aktiviste e lëvizjes për Universitetin. Proceduar më datë 18.11.2016, sepse më datë 17.11.2016, ora 16:45, tek Piramida, gjatë një aktiviteti, ka goditur në kokë, me bidon pije energjike, Ministren e Arsimit Lindita Nikolli. Nenet 237 dhe 274 të K.P.
  • Robert Aliaj, i datëlindjes 18.02.1960, banues në Tiranë, artist, këngëtar, Organizator.
  • Malbor Duka, i datëlindjes 22.09.1996, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
  • Redi Muci, i datëlindjes 18.11.1985, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
  • Klodian Leka, i datëlindjes 05.07.1992, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.
  • Erdi Berxulli, i datëlindjes 10.06.1995, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.
  • Nerid Shehu, i datëlindjes 07.05.1992, student pranë Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit. Organizator
  • Bislim Lakna, i datëlindjes 27.04.1993, nga Kosova, i cili është student pranë Fakultetit të Inxhinjeris se Ndërtimit. Organizator.
  • Bledar Hysa, i datëlindjes 19.06.1990, banues në Tiranë, student Arkitekture, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator por dhe ka qelluar me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Organizator.
  • Luan Myrtaj, i datëlindjes 05.07.1970, banues në Tiranë, petagog Organizator.
  • Adriatik Lapaj, banues në Tiranë, avokat, pjesëmarrës në protestën e studentëve.
  • Altin Goxhaj, i datëlindjes 08.05.1970, banues në Tiranë aktivist i shoqërise civile i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
  • Liri Kuci, e datëlindjes 14.06.1994, studente pranë Fakultetit të Inxhinjeris së Ndërtimit. E Proceduar me parë me datë 02.11.2015, për goditje për shkak të detyrës dhe goditje të punonjesit të policisë. Organizatore.
  • Klajdi Bello, i datëlindjes 16.12.1985, banues në Tiranë, student i cili ka qënë një nga organiztorët për ti drejtuar drejt Kryeministrisë. Organizator.
  • Gaetano Doci, i datëlindjes 26.08.1994, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”, Organizator, sepse në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e insitucionit. Punohet per identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar. Nenet 150, 262, 274 dhe 293 të K.P.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY