Dhurata e Ramës për pensionistët, deputetja: Paketa e turpit, tallet me ta...

Dhurata e Ramës për pensionistët, deputetja: Paketa e turpit, tallet me ta si të jenë gjynafqarë

182
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e shkëputi vëmendjen e tij nga protesta e studentëve për të prezantuar dhuratën e tij për pensionistët.

Në Twitter Rama njoftoi se ka dhënë 50 dollarë pako për Vitin e Ri, për pensionistët.

Një reagim të menjëhershëm pas kësaj ka deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila e quan këtë paketë, një turp dhe fyerje për pensionistët.

Duma thotë se Rama po tallet dhe me pensionstët sic tallet me të rinjtë, ndërkohë që kjo shtresë e popullsisë meriton respekt dhe i detyrohemi më shumë sesa 50 dollarë në vit.

REAGIMI I DEPUTETES NË FACEBOOK

Paketa e turpit fyerje për pensionistët dhe shoqërinë!

Të rinjtë në protestë për të ardhmen, të moshuarit në lëmoshë për jetën. 
Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako turpi për pensionistët sikur ti ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve.

460 lekë në muaj! Vetēm indeksimi do duhej të kishte qenë dyfishi. 
Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit. 
Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vjet më parë.

Siç tallet sot me të rinjtë që pasi i zhvat thotë hajde bëjmë muhabet njësoj tallet me pensionistët që pasi i rrit çmimet i trajton si gjynafqarë ndërkohë që duhet të ishin kategoria me e respektuar e shoqerise.

Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal.

Shtresa që meriton respekt, mirënjohje për kontributet e një jete punë i detyrohemi minimum dinjiteti.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY