Muka sfidon Ramën: Eja në debat live me mua, intelektualin pa plagjiaturë

Muka sfidon Ramën: Eja në debat live me mua, intelektualin pa plagjiaturë

373
0
Shares

Studiuesi Taulant Muka, i cili ishte në postin e zv.ministrit të Arsimit për disa ditë, sfidon kryeministrin Edi Rama duke e ftuar në një debat live.

Në Facebook, Muka shkruan se është gati të përballet me çdo kënd për të folur për arsimin, dhe jo në një studio të improvizuar për propagandë, ndërsa nuk mohon faktin se Rama e kishte refuzuar në debatin e tij të djeshëm në Top SHow.

Ja çfarë kërkese ka Muka:

Intelektual, prindër dhe qytetar, eja bashkohu dhe ti!

Ish Kryeministri i vendit (dhe politika e 28 viteve me çrregullime të psikopatisë),

Unë po përgatis valixhet për të marrë rrugën drejt Tiranës dhe për t’ju bashkuar nesër sovranit, studentëve dhe bashkë me ta të kërkojmë një arsim cilësor, një arsim që sjell pedagogun në auditore, transmeton dije, nxit mendimin kritik, punën kërkimore dhe zhvillon potencialet! Meqënse dje refuzuat një debat me mua në Top Shoë, Ju sfidoj në një debat televiziv LIVE, ty, politikës së vjetër majtas dhe djathtas, rektorëve dhe dekanëve me pasuri miliona euro kundër meje dhe akademikëve të vërtetë, akademikëve që e pranojnë vetingun në arsim!

Debati nuk bëhet me Facebook dhe Instagram, apo me studio të improvizuara për propagandë, por Live me politikbërësin në arsim- intelektualin! Ju keni frikë të përballeni me intelektualin, prandaj e evitoni dhe e vrisni vlerën intelektuale- prandaj e arrestoni siç bëtë edhe sot! Eja në debat me intektualin pa plagjjaturë, dhe Le të kuptojë rinia shqiptare sa “ngelësa ju dhe politika e 28 viteve, rektorët dhe dekanët jeni në politikat në arsim, dhe vlerën e intelektualit dhe arsimit cilësor!

Unë nesër do jem me studentin, me sovranin e sotëm të Shqipërisë, me të ardhmen. Intelektual, prindër dhe qytetar, eja bashkohu dhe ti!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY