Kërcënoi gjimnazistët, Drejtoresha e ‘Samiut’ hetim për autorin: Do ngre padi

Kërcënoi gjimnazistët, Drejtoresha e ‘Samiut’ hetim për autorin: Do ngre padi

268
0
Shares

Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami  Frashëri’ në kryeqytet kërkon të zbulojë autorin e videos të realizuar dje teksa ajo kërcënonte nxënësit për të mos lejuar pjesëmarrjen e tyre në protestë.

Drejtoresha Tetua Dobi, sipas BW, ka mbledhur sërish nxënësit e Senatit të shkollës, këtë herë për t’ju mbledhur telefonat, e për të gjetur tani ‘fajtorin’.

Burime bënë të ditur se drejtoresha e shkollës ka kërkuar edhe praninë e forcave të policisë, ndërsa u ka sekuestruar nxënësve të Senatit të shkollës telefonat, në përpjekje për të zbuluar se cili prej tyre ka regjistruar videon.

Madje Drejtoresha ka shkuar dhe më tej duke thënë se do të ngrejë padi dhe për publikimin e videos jo vetëm për regjistrimin e tij.

Në video, herë me tone miqësore, duke i folur si ‘shoqe’ por herë në pozitat e titullares, Dobi u thotë nxënësve, se do garantojë me jetën e saj që askush të mos marrë pjesë në protestë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY