FOTO/Sfiduan të ftohtin, disa studentë kalojnë natën para Kryeministrisë

FOTO/Sfiduan të ftohtin, disa studentë kalojnë natën para Kryeministrisë

70
0
Shares

Një grup i vogël studentësh kanë qëndruar gjithë natën para ambjenteve të Kryeministrisë.

Në këto foto që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se ata janë ulur në shesh, madje dhe janë shtrirë në shesh të mbuluar me batanije.

Këta studentë kanë sfiduar të ftohtin e acartë të këtyre ditëve të dimrit për të mos u dorëzuar ndaj kërkesave të tyre.

Studentët do të vijojnë të protestojnë dhe ditën  e sotme ndërkohë që ende nuk kanë rënë dakord për vendin se ku do të zhvillohet protesta e tyre.

Kërkesat e tyre janë të qarta, janë 8 kushte të panegociueshme dhe nëse nuk plotësohen, studentët do të vijojnë të bojkotojnë mësimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY