25 të proceduar nga protesta, policia jep shpjegime: Dogjën dhe materiale të...

25 të proceduar nga protesta, policia jep shpjegime: Dogjën dhe materiale të dëmshme për shëndetin

56
0
Shares

Policia ka reaguar lidhur me procedimin e 25 personave gjatë protestave të studentëve në Tiranë.

Së fundmi, policia shpjegon se procedimi i tyre ka nisur për shkak të bllokimit të akseve rrugore, djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe goditjes me sende të forta.

Qëllimi i vetëm ka qënë sigurimi i rendit dhe qetësisë.

Ndërkohë disa prej atyre që janë proceduar janë shprehur se kjo është bërë me qëllim përçarje dhe konfuzim. Kujtojmë se mes të proceduarëve ishin dhe Robert Aliaj de Edmond Tupja.

Reagimi i policisë:

Në përgjigje të interesit të disa mediave, Policia e Shtetit sqaron se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh, të cilat kanë pasur si qëllim garantimin e kushteve për ushtrim të lirë dhe të pa cenuar të së drejtës për protestë dhe për ruajtjen rendit publik e të qetësisë së përgjithshme të qytetarëve.

Në zbatim të procedurave standarde policore dhe të detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.

Policia e Shtetit shpreh edhe një herë gatishmërinë e strukturave të saj për të shërbyer me përkushtim të plotë ndaj të drejtës së çdo qytetari për të protestuar si dhe ndaj mirëmbajtjes së rendit, sigurisë dhe normalitetit të jetës për të gjithë qytetarët e tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY