Xhelal Mziu: Kamza i është kthyer në makth Ramës

Xhelal Mziu: Kamza i është kthyer në makth Ramës

160
0
Shares

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama sipas të cilit, ministrja Lindita Nikolla është qëlluar nga punonjës së Bashkisë së Kamzës. Sipas Mziut, Shqipëria sot është e gjitha në protestë.

MziuJanë qytetarët e Unazës së Re, të Shkodrës, Lezhës, Shkozës, janë minatorët, studentët etj., të gjithë nuk e duan më qeverinë dhe këtë Kryeministër. Kamza, Edi Ramës i del në ëndërr, i është kthyer në makth, nuk ka mundur kurrë t’i mashtrojë dhe të gjunjëzojë ata banorë dhe drejtuesit e zgjedhur prej tyre. 

Të gjendur ngushtë nga revolta qytetare në disa drejtime, sikundër zari i tij, kampion i korrupsionit Damian Gjiknuri, akuzoi padrejtësisht banorët e Kamzës se na qenkan protestues tek Unaza e Re, sot të njëjtën gjë bëri edhe kreu i organizatës “Rilindje”, Rama, i cili duke mos ditur të japë asnjë zgjidhje për studentët, duke mos u pranuar prej tyre, sërish na nxori si shqetësim faktin se ministren më të paaftë dhe të korruptuar, Lindita Nikollën, na e paskan gjuajtur punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Kamëz. 

Jo! Kjo nuk është aspak e vërtetë. Punonjësit e Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, por edhe ata të Bashkisë Kamëz janë në krye të detyrave, madje edhe në gatishmëri për të qenë sa më pranë qytetarëve në këtë kohë shirash dhe prag festash, por dhe të gatshëm për ta rrëzuar një orë e më parë këtë qeveri kriminale dhe hakmarrëse për qytetarët e Kamzës. 

Rama është verbuar. Nuk di çfarë flet më, e ka humbur toruan, duke qenë se ka protesta kudo dhe rezistente siç dinë ta bëjnë këtë banorët e Kamzës, Ramës i duken të gjithë nga Kamza. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY