FOTO/Konferenca e Ramës me komentues të paguar, dalin tekstet e njëjta në...

FOTO/Konferenca e Ramës me komentues të paguar, dalin tekstet e njëjta në komente

176
0
Shares

“Kam vjedhur sytë që të pëlcasin”, kështu thotë kryeministri Rama në vijim të konferencës së tij live në Facebook.

Për më shumë se një orë kryeministri Rama vazhdon të bëjë një monolog të gjatë për të kërkuar dialog ndërkohë që ende nuk po shohim se kush është fajtori për situatën në të cilën studentët ndodhen.

Kryeministri ka bërë fajtorë të gjithë të tjerët përveç tij dhe qeverisë. Teksa duhet të flasë për situatën reale, Rama nuk ka denjuar të përmendë gjithë arritjet e qeverisë.

Sipas tij, fajin e kanë rektorët dhe dekanët e universitetit, për të cilën thotë se nuk ua kishte për borxh.

Ndërkohë faqja e njohur në Facebook e Lolitës, e cila nxjerr herë pas here statuse ironike për situata të ndryshme të qeverisë, së fundmi ka publikuar një foto ku shihen komente të njëjta të njerëzve në videon që kryeministri është duke shfaqur live në Facebook.

‘I njëjti koment nga dy adresa të ndryshme. Sa në hall është i shkreti. I ka shteruar dhe fantazia!, shkruan Lolita./Droni.al

https://www.facebook.com/Lolita.ime/photos/a.1496803790621051/1983080201993405/?type=3&theater

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY