VIDEO/Të heshtur për 5 ditë, studentët e Gjirokastrës i bashkohen protestës: Më...

VIDEO/Të heshtur për 5 ditë, studentët e Gjirokastrës i bashkohen protestës: Më mirë vonë sesa kurrë

50
0
Shares

Studentët e universitetit të Gjirokastrës, ishin të vetmit të cilët nuk ishin solidarizuar me protestat masive të studentëve që kanë shpërthyer në Tiranë,  Elbasan, Durrës apo dhe në Korçë.

Por, së fundmi mësohet se këta studentë u janë bashkuar protestave. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ata shihen me pankarta në duar, teksa shprehen se është më mirë vonë sesa kurrë.

Ata kanë ranë dakord me shqetësimet e bashkëmoshatarëve të tyre. Sipas tyre ministria nuk ka plotësuar kërkesat.

Problemet më të mëdha për studentët e Gjirokastrës janë kushtet në shkolla e tualete, dhe gjendja e vështirë ekonomike për ti përballuar.

S’kemi as për të paguar taksa, as për pankarta e jo më taksa kaq të shtrenjta. Jemi sot këtu që zëri i Gjirokastrës të dëgjohet në gjithë vendin, nuk jemi pasivë, u shprehën ata.

LIVE Studentet e Gjirokastres cohen ne proteste

Publiée par JUGUnews sur Dimanche 9 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY