VIDEO/ Besa thirrje studentëve: Mos përçani, mos u zmbrapsni

VIDEO/ Besa thirrje studentëve: Mos përçani, mos u zmbrapsni

122
0
Shares

Protesta e studentëve ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe la marrë mbështetjen e disa personazheve të njohur, të cilët i kanë inkurajuar që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë deri në fund.

Këtyre zërave iu është bashkuar sot edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, e cila nëpërmjet një video të postuar në profilin e saj në rrjetet sociale, ka dashur të japë një mesazh të fortë për studentët.

“Të dashur studentë dëshiroj t’ju përgëzoj, t’ju falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time më të thellë për atë që ju keni bërë. Ju kam ndjekur dhe më keni emocionuar jashtëzakonisht. Më keni mbushur me krenari. Keni rizgjuar shpresën e një kombi të tërë. Ndjej se më në fund edhe në shqiptarët e kemi një zë, edhe ne ekzistojmë. Keni dëshmuar vlera të jashtëzakonshme, vlera për të cilat vendi ynë ka nevojë sot më shumë se sa kurrë. Mos u përçani, mos u zmbrapsni, ju do e fitoni betejën në emrin tuaj, të familjeve tuaja dhe të të gjithë shqiptarëve. Mos u largoni, mos u largoni nga Shqipëria, largoni ata që ju pengojnë të jetoni. Zemra ime është me ju!”, përfundon mesazhin e saj të ndjerë Besa Kokëdhima.

Mesazh për studentët ??#UnëJamMeStudentët

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY