Mashtrimi me tenderat te Unaza e Re, Gjiknuri tregon pse ju drejtua...

Mashtrimi me tenderat te Unaza e Re, Gjiknuri tregon pse ju drejtua ambasadës amerikane

118
0
Shares

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ka reaguar pas skandalit se një prej kompanive që ka fituar tenderin për projektin e Unazës së Re ka falsifikuar dokumentat.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjiknuri thotë se është paraqitur në Ambasadë për të kërkuar zbardhjen e hetimeve sa më shpejt lidhur me kompaninë DH Albania.

Nëse vërtetohet se kompania nuk ka dokumenta autentike, do të përjashtohet nga gara dhe do të referohet si rast pranë organeve të drejtësisë.

Sërish, Gjiknuri e kalon fajin tek politika, duke adresuar sulme ndaj opozitës, duke thënë se po e përdorin për politikë.

Reagimi i plotë i Damian Gjiknurit:

Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq:

Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën.

ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1.

Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.

Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.

Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shteterore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY