Kënga Magjike, Ardit Gjebrea zbulon një surprizë të natës finale

Kënga Magjike, Ardit Gjebrea zbulon një surprizë të natës finale

242
0
Shares

Aulona dhe Fatma në puntatën e radhë s të emisionit të tyre, kanë zbuluar një surprizë nga edicioni i 20 i Këngës Magjike.

Për mikrofonin e emisionit “Thumb”, realizuesi i këtij festivali Ardit Gjebrea, tregoi se si ia del që ta mbajë të suksesshëm Këngën Magjike edhe pas 20 vitesh.

“Nëse unë nuk i prek të gjitha gjërat vetë, kur dal në skenë kam pasiguri. Në një nga sektorët që nuk e kisha prekur, kur erdha pashë që kishte pak rrëmujë dhe e gjithë nata e parë më shkoi jo mirë. Ndoshta publiku nuk e kuptoi, por unë nuk isha Arditi që isha në natën e dytë”.

Gjebrea tregon dhe çelësin e sekretit se si pas 20 vitesh është i vetmi që arrin të përthithë këngëtarët më të suksesshëm në treg.

“Unë nuk jam menaxher, unë jam artist. Unë artistët i trajtoj ashtu siç do të doja që ata të më trajtonin mua. Çdo këngëtar që ka ardhur ka rritur nivelin e tij”.

Gjithashtu ai tregoi dhe për performancën e tij në natën finale më një këngë të shumëpritur nga publiku në duet me artistin Saimir Pirgu.

“Isha te studio e Florit dhe dëgjoja këngën dhe më pëlqeu. I them Florit ma jep mua këtë këngën, sepse unë do të këndoj një duet me Saimir Pirgun në natën finale. I them Florit të vjen keq ta bëj me një tekst tjetër timin dhe kështu krijova tekstin ‘Kur them ajo’. E gjithë ideja që një ditë një njeri i shtrenjtë largohet nga jeta jote, ikën gjithçka, por a mund ta fshish emrin dhe të thuash ‘ajo’? Është e pamundur”.

A do jetë ky rikthim i Gjebreas në muzikë?

“Unë besoj se po, sepse teksa regjistroja në atë studio me kapi nostaligjia dhe aty e vendosa që do filloj dhe do krijoj e këndoj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY