Lori hedh foto nga Londra, komentuesit: Meqë je studente, trego mbështetje për...

Lori hedh foto nga Londra, komentuesit: Meqë je studente, trego mbështetje për bashkëmoshatarët

176
0
Shares

Lori Hoxha trashëgimtarja e Top Channel, prej disa muajsh ndodhet në Londër pasi po vazhdon studimet në një nga universitetet atje.

Dy ditëve të fundit, Lori ka postuar disa foto nga Londra teksa duket se po e shijon shumë kohën dhe qëndrimin në Angli.

Por në një shikim të komenteve drejtuar saj, vumë re që shumë prej bashkëmoshatarëve të saj i kanë kërkuar të japë mbështetjen ndaj studentëve, përderisa dhe ajo është një e tillë.

Ka nga ato komentues të cilët i kujtojnë se ajo është ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale dhe duke qënë e tillë duhet të bëjë një video për të treguar mbështetjen e saj ndaj tyre.

Lori nuk ka reaguar dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për protestën që studentët kanë ngritur prej 4 ditësh./(Droni.al/K.Balliu)

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY