Mashtrimi me tenderin, Prokuroria nis hetimet për projektin e Unazës së Re

Mashtrimi me tenderin, Prokuroria nis hetimet për projektin e Unazës së Re

83
0
Shares

Pasi ARRSH pezulloi punimet në lotin e parë, ka ardhur dhe reagimi nga Prokuroria e Tiranës.

Menjëherë pas publikimit të dokumentave zyrtarë në emisionin ‘ Të paekspozuarit’ ku doli mashtrimi me projektin e Unazës së Re, kanë nisur hetimet  në lidhje me faktet e bëra publike.

Burime zyrtare nga organi i akuzes pohuan se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmerine e veprimeve te kryera, per ndertimet e planifikuara ne Unazen e Re.

“Verifikimi bëhet për veprat penale të Shperdorimit të detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazise ne tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Prokuroria shqiptare garanton vleresimin me objektivitet te fakteve, objekt i ketij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda nje afati te arsyeshem.”- thuhet zyrtarisht nga Prokuroria.

Reagimi i Prokurorisë vjen pas skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në lidhje me falsifikimiet e kompaninsë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY