VIDEO/Studentët në protestë, nis marshimi drejt Ministrisë

VIDEO/Studentët në protestë, nis marshimi drejt Ministrisë

74
0
Shares

Studentët e Universiteteve Publike do të vijojnë të protestojnë edhe sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.

Studentët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin, ndërsa marshimi nisi në orën 09:00 për t’u grumbulluar më pas në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit në kryeqytet.

Përvec Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit dhe Korcës.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY