VIDEO/Nuk lejohen të marrin pjesë në protestë, studentët në Elbasan hapin vetë...

VIDEO/Nuk lejohen të marrin pjesë në protestë, studentët në Elbasan hapin vetë dyert e fakultetit

292
0
Shares

Paralelisht me studentët në Tiranë, janë dhe studentët e rretheve të cilët janë ngritur në protesta të fuqishme.

Në universitetin e Elbasanit, studentët nuk janë lejuar të marrin në protestë, e kjo ka sjellë revoltimin e tyre.

Kanë qënë pedagogët të cilët nuk kanë lejuar të marrin pjesë në protestë, duke i kërcënuar më mungesa. Por studentët e fakultetit të Infermierisë nuk u janë bindur urdhrave të pedagogëve dhe kanë hapur dyert duke u bashkuar me bashkëmoshatarët e tyre në protestë.

Me pankartat “Dilni në shesh, jo në dritare’, “s’jemi monedha, jemi studentë”, qindra studentë kanë marshuar drejt Universitetit të Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY