VIDEO-LIVE/’Lindita Nikolla dil në bulevard’, protesta madhështore e studentëve

VIDEO-LIVE/’Lindita Nikolla dil në bulevard’, protesta madhështore e studentëve

197
0
Shares

Vijon ende protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Edhe pse ata kanë kërkuar që partitë politike të qëndrojnë larg protestës së tyre, Partia Demokratike është bashkë me ta duke ndjekur protestën.

Dhe nga pamjet, shikohet që është një numër i madh studentësh të cilët kërkojnë të drejtat e tyre.

Ata kanë hedhur letër higjienike dhe vezë në godinën e ministrisë.

Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”,“Xhepat e shtetit s’mbushen me qindarkat e studentit. Tarifa kafshatë që s’kapërdihet”, kanë qenë disa nga parullat e studentëve, të cilët kanë kërkuar heqjen e tarifave.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

Këto janë pamjet live të protestës:

LIVE – Studentët paralajmerojnë një levizje si e ‘90-ës, ku me vendosmerinë e tyre studentët nisën levizjen që rrezoi diktaturën.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 6 décembre 2018

Video nga studentë të Mjekësisë

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY