Ministrja tenton të zbusë tonet me studentët: Tjetër deklaratë për kërkesat e...

Ministrja tenton të zbusë tonet me studentët: Tjetër deklaratë për kërkesat e tyre

106
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka dalë sërish në deklaratë për mediat, për të zbutur dhe qetësuar situatën.

Referuar fjalëve të ministres, sipas saj, studentët janë të painformuar dhe kjo protestë shërbeu për të kuptuar situatën.

Ajo njoftoi se do të ngrihen grupe pune për  pikat e tjera të kërkesës së saj.

Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë ia vlejti shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.

Nga ana tjetër, studentët i kanë cilësuar fjalë boshe ato të ministres dhe kanë premtuar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kushteve të tyre.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat, thonë studentët.

 

Ju sjellim dhe njëherë në vemendje 4 kërkesat e tyre:

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet. 

2.Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.

4.Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste dhe shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY