Gazetari i bashkohet protestës së studentëve, tregon ndodhinë në kancelari: Kur pa...

Gazetari i bashkohet protestës së studentëve, tregon ndodhinë në kancelari: Kur pa çfarë shkruajta, më tha ik se i ke falas

789
0
Shares

Gazetari i njohur Edvin Parruca ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë pak para se t’i bashkohej protestës së studentëve.

Ai tregon se kur hyri në një kancelari për të shkruar një parullë, shitësi nuk i mori asnjë lekë pasi pa se çfarë kishte shkruar.

“Qyteti është me studentët”, shkroi Parruca në parullë dhe nuk e mohon që studentët i dhanë një energji të re.

REAGIMI I GAZETARIT

Sot, pasi ndejta pak ne rreshtin e fundit te protestes se studenteve, mendova qe te shkruaja ndonje parrulle mbeshtetese. Hyra ne nje kancelari dhe i kerkova burrit qe shiste nje leter te madhe dhe lapostil dhe shkruajta ‘Qyteti eshte me studentet’, me njefare hezitimi nese mund te flisja ne emer te qytetit.

Po kur burri, pasi pa c’shkruajta, me tha ik se i ke falas, ma hoqi dyshimin. Kjo eshte nga ato vale energjie e paster qe perhapen ne menyre te pandalshme dhe s’ka force qe ta beje pis. Faleminderit studente qe na bete te perjetojme edhe njehere emocione te ketij lloji.

Sot, pasi ndejta pak ne rreshtin e fundit te protestes se studenteve, mendova qe te shkruaja ndonje parrulle…

Publiée par Edvin Parruca sur Jeudi 6 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY