Studentët në protestë, flet Ministrja: E gatshme të bisedoj, por jo në...

Studentët në protestë, flet Ministrja: E gatshme të bisedoj, por jo në rrugë

71
0
Shares

Ministrja Lindita Nikolla shprehet se është e gatshme të bisedojë me studentët, por këtë gjë nuk mund ta bëjë në rrugë.

Ministrja thotë se studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për dicka që ata ndjejnë.

“Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarfiës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe degani ka qenë në komunikim me ta.

Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë. Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendsour për të komunikuar dhe të sqaroj”, është shprehur Ministrja për Ora Neës.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre kerkesave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

Të parët që e nisën, ishin studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën para fakultetit, ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit.

Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe studentë të fakulteteve të tjera, si dhe nga qyteti i Elbasanit.

LIVE – Studentët kundër tarifave të larta te pagesës nga Ministria e Arsimit. Kerkojnë terheqjen e vendimit.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 5 décembre 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY