EMRI/Kush është shefi i ri i policisë së burgjeve në Drenovë

EMRI/Kush është shefi i ri i policisë së burgjeve në Drenovë

79
0
Shares

Agron Tafaj është emëruar shef i policisë në burgun e Drenovës.

Emri i Tafajt vjen pas largimit të Adriatik Parizit, i cili u shkarkua nga detyra pak kohë më parë për shpërdorim detyre.

Adriatik Parizi u shkarkua nga detyra pak kohë më parë për shpërdorim detyre, pasi në burgun e Drenovës u gjet një sasi prej rreth 12 gram drogë e llojit heroinë .

Pas zbulimit të këtij rasti u pezullua shefi i policisë së burgut të Drenovës, Adriatik Parizi dhe disa efektivë në varësi të tij.

NGJARJA 

Në burgun e Drenovës  është tentuar të futej një sasi droge për të dënuarit. Sipas të dhënave të para, policia e burgut zbyloi dhe bllokoi një sasi të vogël heroine, ndërsa pas këtij akti mësohet se janë shkarkuar disa punonjës.

Droga, rreth 12 gram heroinë në një qese ishte e vendosur në oborrin e burgut ndërsa dyshohet se e ka futur ndonjë familjar ose i burgosur që ka dalë me leje. Qesja u mor nga policia për të parë shenjat e gishtave.

Hetimi është bërë nga SHKB e burgjeve. Pas zbulimit të këtij rastit, është shkarkuar shefi i policisë së burgut Drenovë Adriatik Parizi dhe 7 efektivë të tjerë në varësi të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY