VIDEO/Pas Astirit nis aksioni në Shkozë, banorët: Po na çojnë drejt vetëgjyqësisë

VIDEO/Pas Astirit nis aksioni në Shkozë, banorët: Po na çojnë drejt vetëgjyqësisë

66
0
Shares

IMT ka  nisur një aksion për shembjen e banesave në zonën e Shkozës, dhe aty janë përballur me rezistencën e banorëve.

Prishja e objekteve në zonë sipas Bashkisë së Tiranës bëhet në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.

Banorët shprehen se nuk janë informuar dhe nuk kanë marrë asnjë lloj dokumenti zyrtar se pse duhet që të lirojnë shtëpitë e tyre, dhe mbi ta po ushtrohet një terror psikologjik.

Ndërkohë dhe deputetë të opozitës kanë qëndruar pranë tyre.

“Në vitin 2018 po na çojnë drejt vetëgjyqësisë, dhe ne akoma kemi frikë të dalim apo jo të protestojmë për të drejtat tona.

Të vijë një ekspert dhe të na sqarojë se pse dy banesa më tutje kanë marrë legalizimin dhe ne jo, trualli ka qenë i njëjtë i Bashkisë. Këta janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”, shprehet një prej banorëve që kërcënohet se do ti prishet banesa.

LIVE – Banorët e zonës së Shkozës protestë për të mbrojtur banesat e tyre nga prishja. Në mbështetje të tyre deputetët e opozitës

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 3 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY