Përfundojnë zgjedhjet, cilët janë kryetarët e rinj të PD në rrethe

Përfundojnë zgjedhjet, cilët janë kryetarët e rinj të PD në rrethe

241
0
Shares

Disa prej degëve të Partisë Demokratike, në qarqet e mëdha të vendit kanë përfunduar këtë fundjavë procesin e zgjedhjeve për kryetarët e partisë.

Këta janë kryetarët e rinj të PD në rrethe:

Elbasan- Ish-kryetari i qarkut,Eugen Isai është rizgjedhur në krye të degës së PD në këtë qytet. Ai fitoi me 378 vota përballë kandidatit tjetër në garë Zamir Muzhaqi, i cili mori 88 vota.

Kukës- Në krye të PD u rikonfirmua Arif Rexhmati. Ai fitoi garën ndaj kreut të sekretariatit organizativ të kësaj force politike, Fasli Gërmizi.

Berat- U riamandatua kryetari aktual Gazmend Azizi, i cili fitoi me 172 vota kundrejt 108 votave që mori kandidati tjetër Shkëlqim Hysi.

Durrës- Fitues ka dalë ish-ministri demokrat, Ferdinand Xhaferaj me 222 vota kundrejt 130 votave që mori kandidati Sokol Kapidani.

Fier- Deputeti i PD Luan Baçi, është rizgjedhur në krye të degës në këtë qytet. Baçi ka deklaruar se do të vijojë të drejtojë degën e Fierit, pavarësisht faktit se mban mandatin e deputetit.

Kamëz – Një mandat të ri në krye të PD-së ka marrë edhe kryebashkiaku Xhelal Mziu. Ai u rizgjodh për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të PD-së së Kamzës.

Vlorë – Genc Deromemaj është kryetari i ri.  Ai arriti të siguronte 12 vota më shumë  se sa kandidati tjetër, Gjergj Nika.

Shkodër –  Xhevdet Amulli, i cili mori 243 vota, vetëm 2 më shumë se sa kryetari aktual Ramiz Çobaj.

Lezhë- Kryetari aktual i PD-së Paulin Marku nuk arriti të rikonfirmohej, pasi kandidati tjetër në garë, Zef Gjoka siguroi 88 vota më shumë.

Dibër- Dega e PD-së do të drejtohet nga Naim Gazidede.

Pogradec-Dega e Partisë Demokratike të Pogradecit, ka zgjedhur në krye të saj të Seit Myftarin.

Partia Demokratike me 15 dhjetor mbledh Kuvendin Kombëtar. Nga kjo mbledhje do të dalë Këshilli i ri kombëtar i cili do të zgjedhë kryesinë e PD-së, nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY