Miratohet me 76 vota pro buxheti i 2019, ja socialistët që bënë...

Miratohet me 76 vota pro buxheti i 2019, ja socialistët që bënë ‘opozitën’ në seancë

116
0
Shares

Kuvendi miratoi sot Buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Parlamenti votoi me 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Kuvendi rrëzoi amandamentin e propozuar nga Erion Braçe mbi tatimin për pagat mujore deri në 40 mijë lekë.

Ky ishte dhe shkaku i debatit  mes Erion Braçes dhe ministrit Ahemetaj. Gjatë diskutimit me ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetajn, për tatimin mbi të ardhurat personale, Erion Braçe propozoi taksë zero për ata që kanë një pagë mujore deri në 40 mijë lekë.

Braçe u shpreh se duhet të mbrojmë të ardhurat minimale, pasisipas tij norma e rritjes së të ardhurave nga puna, më atë të të ardhurave nga kapitali nuk mund të barazohet menjëherë.

Pas diskutimeve dhe hedhjes në votim, 63 deputet votuan kundër, 1 pro (vetë Braçe), 12 abstemin.

Gjatë seancës plenare, maxhoranca rrëzoi amendamentet e propozuara nga deputeti Erion Brace për paketën fiskale. Janë disa amendamentet të Braces që u rrëzuan nga maxhoranca në Kuvend.

-Mosndryshim i taksës minerare..

-Rritje e taksës për lojërat e fatit nga 15% ne 30%.

– Zerim të taksës për shitjen e librave

-Rritje e fashës së pagës qe nuk tatohet nga 30 mijë lekë në 40 mije lekë

-Taksa e ndërtesës për Organizatat e personave me aftësi ndryshe dhe libraritë të jetë zero.

Ndërkohë që dhe deputeti Bashkim Fino është bërë pjesë e dsikutimeve. Ai  ka kundërshtuar nenin 12 të këtij pr/buxheti i cili sipas qeverisë përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë.

Ai  i kujton kryeministrit Rama e kryetarit të Kuvendit se janë 800 persona që marrin dyfishin e pagës së tyre

Fino votoi kundër nenit 12.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY