LETRA/LSI i ‘kërkon llogari’ Gjiknurit dhe Veliajt për Unazën e Re: Përgjigjuni...

LETRA/LSI i ‘kërkon llogari’ Gjiknurit dhe Veliajt për Unazën e Re: Përgjigjuni këtyre pyetjeve

142
0
Shares

Deputetët e LSI-së të qarkut Tiranë kanë konfirmuar informimin për projektin e Unazës së Re.

Së fundmi, ata i kanë dërguar një letër institucioneve për çështjen e banorëve të Astirit, të cilët protestojnë për shembjen e banesave të tyre.

Mësohet se letra i është drejtuar ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri, Drejtorit të ARRSH-së Afrim Qendro, Drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lame, Kryeregjistruesit Valdrin Pjetri dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Letra u firmos nga deputetët e LSI-së së Qarkut Tiranë, Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi.

LETRA

KUVENDI
GRUPI PARLAMENTAR I LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Nr._______ prot. Tiranë, më __.__.2018

Lënda: Kërkesë
Drejtuar: Z. Damian Gjiknuri – MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
Z. Afrim Qëndro- DREJTOR I PËRGJITHSHËM AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR
Z. Artan Lame- DREJTOR I PËRGJITHSHËM AGJENCIA E LEGALIZIMIT DHE URBANIZIMIT
Z. Valdrin Pjetri – KRYEREGJISTRUES ZYRA QËNDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

 

Z. Erion Veliaj – KRYETAR I BASHKISË BASHKIA TIRANË

Si deputetë përfaqësues të qarkut Tiranë prej më shumë se 28 ditësh kemi ndjekur nga afër situatën e krijuar me banorët e Unazës së Re lidhur me prishjen e godinave që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe pjesën tjetër të Unazës së Madhe të Tiranës. Banorët janë thellësisht të shqetësuar mbi fatin e pronës së tyre privatë dhe përveç konfrontimit në terren më punonjësit e institucioneve të ndryshme publike shprehen se nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi prishjet apo shpronësimet. Duke marrë parasysh shqetësimin e lartë publik dhe numrin e madh të banorëve që preken nga projekt kërkojmë nga ana juaj informacion të detajuar për sa më poshtë.

1. Kush e ka hartuar projektin përfundimtar të zgjerimit të segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe gjithë pjesën e Unazës së Madhe të Tiranës? Kush e ka kërkuar hartimin e këtij projekti? A është miratuar projekti përfundimtar konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Sa është vlera totale e projektit dhe a është bërë një studim fizibiliteti? Ju lutem të na vendosni në dispozicion projektin të shoqëruar me të gjithë detajet teknike.
2. A janë zhvilluar konsulta publike përpara miratimit të projektit përfundimtar nga institucionet shtetërore përgjegjëse?
3. Sa është numri i pronave private që janë përllogaritur të shemben për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti? Sa është sipërfaqja totale e këtyre pronave?
4. Sa prej këtyre pronave private janë të pajisura me çertifikatë pronësie dhe sa jo (ju lutem të na vini në dijeni numrin e objekteve shoqëruar me sipërfaqen totale të tyre). Sa prej objekteve janë në proces legalizimi?
5. A ka filluar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar VKM dhe VKB përkatëse? Sa është fondi i planifikuar për këtë qëllim?
6. Si janë trajtuar nga Aluizni ndërtesat që preken nga ndërtimi i kësaj vepre? A janë vlerësuar apo trajtuar më ndonjë akt shkresor përjashtimi apo kualifikimi objektet në proces legalizimi, sipas ligjit?

Ju lutem na vini në dispozicion të gjithë procedurat e ndjekura deri në procedurën e prokurimit publik. Gjithashtu informacionin zyrtar të shkëmbyer ndërmjet ARSH-së dhe Aluiznit lidhur me këtë projekt. Përgjigjen tuaj kërkojmë që ta shoqëroni me dokumenta zyrtarë.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,
DEPUTETËT
Endrit Braimllari
Kejdi Mehmetaj
Floida Kërpaçi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY