FOTO/ Dokumenti që zbulon gjithcka, ja kush është fituesi i “Topit të...

FOTO/ Dokumenti që zbulon gjithcka, ja kush është fituesi i “Topit të Artë 2018”

128
0
Shares

Luka Modric do të jetë fituesi i “Topit të Artë 2018”. Të paktën kështu mësohet përmes një fotografia që po bën xhiron e rrjetit gjatë orëve të fundit.

Teksa të gjithë po presin përpara televizorit të mësojnë më të mirin e vitit, fotografia e publikuar krijon konfuzion. Aty shihet qartë se Modric do të jetë fituesi i Topit të Artë, ndërkohë që befasuese është distanca me vendin e dytë. Kroati numëron plot 753 pikë, kundrejt 476 pikëve të Cristiano Ronaldos së vendit të dytë. Një distancë prej 277 pikësh, që tregon edhe njëherë pëlqimin dhe formën fantastike të Modric në sezonin e fundit.

Sipas fotografisë podi plotësohet nga ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann me 414 pikë, i ndjekur nga Kylian Mbappe me 347 pikë. Vetëm vendi i 5-të për Lionel Messin, ndërkohë që “top 10” plotësohet nga Mohamed Salah me 188 pikë, Raphael Varane 121 pikë, Eden Hazard me 119 pikë, Kevin de Bruyne me 29 pikë dhe Harry Kane me 25 pikë.

Ajo që bie në sy në këtë fotografi është fakti se emrat e zbuluar nga revista “France Football” korrespondojnë me ato në fotografi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY