Lumi pushton rrugët, izolohen disa fshatra në Kurbin

Lumi pushton rrugët, izolohen disa fshatra në Kurbin

111
0
Shares

Shtrati i lumi Drojë në Kurbin, në tërë gjatësinë e tij ka pësuar dëmtime të shumta. Shtrati sa vjen dhe zgjerohet. Pritat që ishin vendosur anës tij janë zhdukur. Banorë të Shpërdhetit tregojnë se në kohë reshjesh lumi bëhet i frikshëm.

Gjatë motit të keq është dëmtuar edhe rruga që ndodhet fare pranë lumit. Në vite ka gllabëruar rrugë të tjera të fshatrave të Kurbinit. Banorët thonë se erozioni dhe mungesa e investimeve kanë sjellë situatën në të cilën ndodhemi sot.

Një vit më parë ura kryesore e Drojës u shkatërrua nga prurjet e mëdha, e cila lidhte dy rrethet Kurbin dhe Krujë. Tani ura është rikonstruktuar, por janë të tjera probleme që sjell lumi Drojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY