FOTO/Mund të përjetoni emocionet e skenës pa qënë atje, Kënga Magjike sjell...

FOTO/Mund të përjetoni emocionet e skenës pa qënë atje, Kënga Magjike sjell këtë risi të re teknologjike

136
0
Shares

Datat 5, 6 dhe 8 Dhjetor  janë zyrtartisht datat e vendosura nga festivali, në të cilën do të perfomojnë gjithë konkurrentët.

Pas prezantimit të këngëve, radha iu mbetet të këndojnë live deri në shpalljen e fituesit.

Këtë herë, Kënga  Magjike ka sjellë një risi të veçantë, duke shfrytëzuar gjithë infrastrukturat që teknologjia të ofron.

Për të gjithë ata që nuk siguruan dot një biletë, dhe për ata që nuk kanë mundësinë ta ndjekin live, Organizatorët e festivalit të muzikës shqiptare paralajmëruan sjelljen e syzeve virtuale, përmes të cilave mund ta shijojnë me të njëjtat emocione nga divani i shtëpisë.

Këtë 20-vjetor festivali “Kënga Magjike” sjell një risi teknologjike. Për herë të parë në Shqipëri “livestream” në VR. Mund të përjetoni emocionet e skenës edhe nga shtëpia nëpërmjet realitetit virtual. Në kengamagjike.com në tvklan.al dhe në welcomealbania.com! Kënga Magjike po afron”, shkruhet në profilin e Instagram-it të festivalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY