EMRI/ Shkodra me kryetar të ri të PD-së, dy vota bëjnë diferencën

EMRI/ Shkodra me kryetar të ri të PD-së, dy vota bëjnë diferencën

339
0
Shares

Dy vota bënë diferencën dhe i dhanë fitoren Xhevdet Amullit, duke u shpallur kryetar i ri i Partisë Demokratike. Ai mori 243 vota, nga 241 që mori ish kryetari Ramiz Çobaj, ndërsa 8 vota u shpallën të pavlefshme. Në sallë bashkë me brohorimat e fitores nuk munguan as thirrjet poshtë komunistët, poshtë spiunët.

I pari që foli pas votimit ishte i deleguari Flamur Noka, që i ndoqi punimet e kuvendit zgjedhor dhe proçesin hap pas hapi. Ai tha se kjo është fitorja e parë, e asaj që do të pasohet me zgjedhjet vendore, ku PD do të triumfojë sipas tij.

Noka: PD po jep leksion si zhvillohet një proces, si votohet dhe si numërohet live në transparencë absolute. Tani sfida e radhës është ajo e zgjedhjeve lokale dhe politike.

Kryetari i ri Amuli falenderoi mbështetesit dhe vuri theksin se lufta nuk është brenda vetes, por me rivalët politik dhe tashmë nisin sfidat e forta.

Amulli: Nuk e kemi luftën brenda vetit, por e kemi me PS.

Në Vlorë Genc Deromenaj fitoi me 12 vota diferencë ndaj konkurrentit Gjergj Nika. Në Lezhë Zef Gjoka është zgjedhur kryetari i PD.

Në 15 dhjetor PD ka parashikuar zhvillimin e Kuvendit Kombëtar nga ku do të zgjidhen dhe strukturat drejtuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY