Durrës, pranga dy personave, grabitën zyrën ku paguhen gjobat

Durrës, pranga dy personave, grabitën zyrën ku paguhen gjobat

52
0
Shares

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër grup që kryente vjedhje në qarkun e Durrësit. Në pranga kanë krënë dy persona, të cilëve i janë dokumentuar 3 vjedhje.

Në pranga u vunë Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale” Vjedhja” dhe Ekilian Bibi 27 vjeç edhe ky banues në Durrës.

“Të arrestuarit ditën e sotme, në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat ku kanë marrë 200 000 lekë të vjetra. Gjithashtu,  nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me  prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera“, tha policia.

Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin  Pediatrik Durrës.

Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e  shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë;

•dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e  shtetases A.Ç.

• doreza,  pinca dhe kaçavida.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim ” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY