VIDEO/ Drejtuesit e burgut ia ndërpresin Stresit telefonatën ‘live’ në emisioni e...

VIDEO/ Drejtuesit e burgut ia ndërpresin Stresit telefonatën ‘live’ në emisioni e njohur, ja çfarë ndodhi

396
0
Shares

Ndonëse ndodhet që prej muajit tetor në burg, pasi Stresi u arrestua nga policia kur u kap me një sasi lënde narkotike dhe me armë, ai ni ka habitur të gjithë njerëzit kur ka telefonuar sot në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Shoë”.

Në këtë telefonatë të shkurtër, Stresi ka treguar për gjithë fansat e tij se ndodhet në burgun e Fushë-Krujës.

“Live nga burgu i Fushë-Krujës. Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës”- ka thënë reperi duke habitur Aldon, i cili i tha se në fakt mendonte se Stresi ndodhej në burgun e Tiranës.

“Janë 450 të burgosur që po presin këtë telefonatën dhe po ju shohin live tani. Po qesh i gjithë sektori”.

Por në këto momente, ndërsa Aldo po bënte pyetjen, telefonata ndërpritet papritur. Vetëm pak minuta më pas Stresi merr përsëri dhe sqaron çfarë ndodhi, duke akuzuar nëpunësit e burgut për ndërprerjen e telefonatës.

“O plako ma mbyllën këta o burr, na shofin në kamera që flasim me ty dhe na e mbyllën”, shprehet Stresi. Ndërsa Aldo i përgjigjet: “E mo mira tani se burg është, nuk është shpi pushime, dihet ai muhabet”. Deh të dy e kalojnë me të qeshur, duke vazhduar më tej telefonatën me tema të tjera.

Reperi tha gjithashtu se nuk do të jetë në festivalin “Kënga Magjike” fizikisht, por do ta ndjekë me shpirt nga burgu.

Kur Aldo e pyeti se kur do të bëhet gjyqi, apo kur do të dalë, Stresi tha se është i pafajshëm:

“Tani drejtësia shqiptare, kemi besim. Ata e dinë se unë jam i pafajshëm. I gjithë burgu po pret amnistinë. Duhet të ketë para Vitit të Ri. Ka shumë të burgosur që janë kot këtu. Drejtësia këtu te ne blihet me lek”.

Moderatori i kërkoi reperit të jepte një mesazh për vajzën e tij K. (Keisin) që e pret përtej Oqeanit dhe që me siguri do ta dëgjojë kur të zgjohet, tha Aldo, duke marrë parasysh ndryshimin e orës.

“Mos u dorëzo sepse do të shihemi shumë shpejt”, i tha Stresi gruas së tij duke i bërë asaj një premtim.

Më poshtë keni videon, ku mund ta dëgjoni të plotë telefonatën e Stresit me Aldon, cila nis në minutën 1:10:45 dhe më pas ndëpritet, për të rifilluar në minutën 1:15:30.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY