Trafikanti më i madh shqiptar përballet me hetuesit italianë…

Trafikanti më i madh shqiptar përballet me hetuesit italianë…

97
0
Shares

Shqiptar i arrestuar në Viterbo për trafik droge, Ismail Rebeshi 35-vjeç, ka ushtruar të drejtën e heshtjes para hetuesve. Ai u morr në pyetje dje, në praninë e avokatit të tij, në burgun e Mammagialla-s në Viterbo, raportojnë mediat lokale.

Për hetuesit, Rebeshi ishte narkotrafikanti më i madh i Viterbo-s, i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar. I lindur në Shqipëri, por me banim në Viterbo, ai ndodhet në burg që nga e hëna. Pronari i një pike makinash të përdorura dhe i një klubi nate, sipas hetuesve italianë, Rebeshi është një ndër furnizuesit kryesore të kokainës dhe heroinës së një grupi sard.

Rebeshi u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e operacionit të koduar “Ichnos”, por ai ishte i njohur edhe më herët nga autoritet ligj-zbatuese italiane.

“Edhe nën mbulimin e dy aktivitete në dukje të rregullta, duke qenë pronar dhe menaxher i klubit të natës ‘Shisha’ dhe një pikë makinash në Viterbo, ai ka mbajtur një rol udhëheqës në trafikun e drogës në Italinë qendrore”, bënë me dije karabinierët e Carbonia-s.

“I lidhur të trafikantëve ndërkombëtarë shqiptarë, ai është akuzuar se i ka siguruar grupit sard 6 kilogramë kokainë dhe 1 kg e gjysmë heroinë, nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018”, saktësuan hetuesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY