VIDEO/Berisha krahë ish-presidentit kroat, Mesiç: Të mos ndiqet politika e Millosheviçit, do ishte katastrofike

0Shares
0

Ish-kryeministri Berisha ka pritur sot ish-presidentin e Kroacisë, Stip Mesiç, i cili njihet si mbështetësi më i madh i shqiptarëve.

Në deklaratën e përbashkët, ata iu referuan dhe diskutimeve të Kosovës dhe Serbisë.

Berisha komentoi deklaratën Edi Ramës në Pejë teksa Rama u shpreh se e ka mik Vuçiçin.

Sipas Berishës kjo është e papranueshme ku vetëm pak kohë më parë kryeministri serb, nga veriu i Mitrovicës bëri deklarata të ngjashme me ato të Millosheviçit.

Nga ana e tij ish-presidenti Kroat, Stip Mesiç u shpreh se ishte njohur kohët e fundit mbi situatën që ka ngjallur ideja e shkëmbimit të territoreve.

”100 mijë të rënët në luftën e Kosovës janë pasojë e sjelljeve të Millosheviçit dhe do të ishte katastrofike që sot të bëhej e njëjta gjë, pra të vazhdohet të ndiqet politika e tij”, – tha Mesiç.

sb

Prononcimi qe mbajta se bashku me ish presidentin Kroat Stipe Mesiç pas takimit qe zhvilluam. Mesiç eshte jo vetem nje kroat i madh por dhe nje shqiptar i madh. Diskutuam per problemet ne rajon vecanerisht per perpjekjet e Vuçiç per krijimin e Serbise se Madhe. Me poshte deklarata e plote! sb

Publiée par Sali Berisha sur Jeudi 29 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje