Parlamenti Evropian diskuton sot progresin e Shqipërisë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian diskuton sot progresin e Shqipërisë dhe dialogun Kosovë-Serbi

49
0
Shares

Parlamenti Evropian në Bruksel do t’i kushtojë një pjesë të sesionit plenar të sotëm diskutimeve për rezolutat mbi vendet e Ballkanit Perëndimor të hartuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme.

Gjatë ditës së sotme deputetët evropianë do të japin vlerësimin për  progresin e bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

Rezoluta paraqet raportin e Parlamentit Europian për raportet e Komisionit Europian mbi gjashtë kandidatët e BE-së dhe kandidatët potencialë.

Gjithashtu Parlamenti do të votojë për azhurnimin e kushteve për t’i rifutur përkohësisht kontrollet e brendshme kufitare në zonën Shengen.

Sa i përket Serbisë, Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë parlamentare, fokusi i të cilës do të jetë një dokument që përfshihen 5 fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe dialogun me Kosovën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY