Ngritën flamurin kuqezi në Greqi, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Ngritën flamurin kuqezi në Greqi, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

227
0
Shares

Ditën e sotme në kuadër të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, kanë ndërmarrë një akt simbolik në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën.

Shqiptarët kanë postuar foto në Facbeook teksa heqin flamurin grek nga një monument historik dhe vënë atë shqiptar.

Media greke “Tilestëra” shrkuan:

Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë Autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?!

Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë , e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë.”

Ky veprim ka bërë bujë në të gjitha mediat e shtetit fqinj, që haptazi e quajnë provokim.

Ndërsa pak minuta më vonë dhjetëra forca policie të armatosura kanë rrethuar familjet e dy aktivistëve kuqezi që jetojnë në Greqi, duke vënë në pranga djemtë që ngritën flamurin shqiptar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY